
Basketbollisti i Vëllaznimit, Damonte Dodd, është shpallur MVP i xhiros së dytë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, raporton Gazeta10.
Dodd ishte më i dalluari në fitoren e Vëllaznimit ndaj Rahovecit me 15 pikë, 20 kërcime, pesë asistime si dhe nëntë bllokada.

Federata e Basketbollit të Kosovës poashtu ka publikuar edhe formacionin e javës në elitën e futbollit kosovar.
Pesëshja e xhiros së dytë përbëhet nga Damonte Dodd i Vëllaznimit, Rodney Purvis i Pejës, Ivan Koljevic i Ponte Prizrenit, Erjon Kastrati i Trepçës dhe Dustin Thomas i Prishtinës.

Në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll, Vëllaznimi arriti fitoren e parë këtë stinor ndaj Rahovecit, Trepça mposhti Bashkimin, Peja fitoi ndaj Ponte Prizrenit dhe Prishtina triumfoi ndaj kampionit, Yllit. /Gazeta10/