Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dardan Molliqaj në krye të PSD-së edhe për 4 vitet e ardhshme

Gazeta10
28 January 2024 - 18:08

Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku në krye të kësaj partie është rizgjedhur Dardan Molliqaj.

Molliqaj bëri të ditur se në Kuvendin e sotëm Zgjedhor është zgjedhur edhe Këshilli i ri Drejtues, këshill ky që sipas tij, e ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur.

“Sot gjithashtu, përmes një procesi të fshehtë zgjedhor më është besuar udhëheqja e PSD-së për katër vitet e ardhshme. Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin dhe punën ekipore. PSD me punën e saj është dëshmia se mund te jesh edhe idealist e radikal, edhe demokrat”.

Kjo është hera e dytë që Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së, parti për të cilën tha se janë kryer punimet drejt rritjes dhe konsolidimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.