Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dardanet U19 mposhtin thellë edhe Luksemburgun

Gazeta10
05 April 2024 - 14:17

Përfaqësuesja e Kosovës U19 për vajza ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Luksemburg në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Pas fitores së thellë 5-0 ndaj Gjibraltarit, ekipi U19 i vajzave ka marrë edhe fitoren e radhës.

Kësaj radhe, Dardanet e kanë mposhtur Luksemburgun me rezultat 4-0 në kuadër të Grupit 3.

Golat për vajzat tona u shënuan nga Rreze Gashi (40’), Sahare Berisha (49’), Alba Shabani (54’) dhe një autogol në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, ekipi jonë i prinë tabelës me 6 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit luan ndaj Izraelit më 8 prill. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.