Duhet Lexuar

DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

Gazeta10
28 Qershor 2023 - 22:32

Në raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

“Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.

Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.

Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile./REL

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.