Gazeta10

Dasma kthehet në tragjedi, dhjetë persona vdesin nga aksidenti i një autobusi

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte mysafirë të një dasme humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të dielën pranë qytetit Greta, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit. Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat.

“E dimë se ata kishin qenë në një dasmë së bashku dhe se po udhëtonin së bashku…me sa duket drejt akomodimeve të tyre”, tha komisionerja e Policisë, Tracy Chapman gjatë një konference për media.

Policia po përpiqet ende të identifikojë të gjithë pasagjerët, tha ajo.

Shoferi 58-vjeçar i autobusit, i cili u arrestua, pritet të përballet me akuzat lidhur me aksidentin, siç deklaroi Chapman. Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës.

Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më i rëndëi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende, sipas Chapman.

Australia përjetoi dy aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në vitin 1989, të dyja të ndodhura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Në këtë aksidente u përfshin dy autobusë që u përplasën mes vete, ku 55 pasagjerë humbën jetën.

Për më tepër, në vitin 1973, një dështim i frenave çoi në rrëzimin e një autobusi turistik në një shpat, duke rezultuar në vdekjen e 18 njerëzve.

Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e personave që humbën jetën.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?