Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Bruyne rikthehet në stërvitje pas katër muajsh

Gazeta10
02 March 2026 - 16:12

Pas problemeve të shumta me lëndime këtë edicion, me në fund ka ardhur një lajm i mirë për Napolin e Antonio Contes.

 

Mesfushori Kevin De Bruyne është rikthyer në stërvitje me grupin pas 128 ditëve mungesë.

 

De Bruyne kishte pësuar një lëndim në thembër në fund të tetorit dhe që nga ajo kohë nuk ka qenë në dispozicion të Antonio Contes.

 

Stafi teknik i Napolit do të marrë me kujdes çështjen e belgut dhe rikthimi i tij në fushë do të shtyhet edhe pak derisa ai ta marrë formën e plotë fizike.

 

34-vjeçari erdhi me shumë bujë te Napoli gjatë verës, pas një periudhe 10-vjeçare të kaluar te Manchester City.

 

Ai e kishte nisur furishëm edicionin e tij të parë në Itali, ku në tetë ndeshje kishte shënuar katër gola.

 

De Bruyne ka kontratë me Napoli deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

 

Mesfushori me tipare ofanzive mezi pret të ktheheht në fushën e blertë me Botërorin që është shumë afër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.