Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Bruyne rrezikon të mbetet gjatë jashtë fushave

Gazeta10
11 June 2023 - 20:21

Finalja e Ligës së Kampionëve ishte pothuajse perfekte për Manchester Cityn.

Skuadra angleze fitoi për herë të parë në histori Ligën e Kampionëve, duke kompletuar kështu tripletën në këtë edicion pasi paraprakisht kishin fituar kampionatin anglez si dhe Kupën FA.

Por, pati një detaj jo i vogël që e prishi këtë ecuri në finalen e së shtunës ndaj Interit.

Lojtari kryesor i skuadrës së Pep Guardiolas, mesfushori Kevin De Bruyne u desh të largohej para kohe, ashtu sikur në finalen e vitit 2021 për shkak se pësoi një lëndim.

Belgu tani raportohet se rrezikon tre muaj ndalesë për shkak të një një këputje të mundshme të kërdhokullës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.