Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Paul: Argjentina është skuadra më e fortë në gjashtë vitet e fundit

Gazeta10
26 March 2025 - 12:54

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo de Paul është shprehur shumë i lumtur pas fitores 4-1 ndaj Brazilit në Buenos Aires.

Lojtari i Atletico Madrid-it siguroi se nuk kishte asnjë sjellje mosrespektuese nga argjentinasit ndaj brazilianëve para vetë ndeshjes, e cila u karakterizua nga zënka të shumta, të cilat bënë që arbitri të tregojë 10 kartonë të verdhë.

 

“Asnjëherë nuk kemi treguar mungesë respekti paraprakisht. Përgjatë gjithë këtyre viteve, shpeshherë kemi qenë të mosrespektuar. Askush nuk na ka ndihmuar, ne kemi arritur gjithçka vetë. Dhe vazhdojmë ta dëshmojmë këtë. Argjentina është skuadra më e fortë në gjashtë vitet e fundit”, ishte kategorik De Paul.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.