
Mesfushori Rodrigo de Paul nuk do të largohet nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar “Marca” të martën.
Argjentinasi do të jetë pjesë e ekipit spanjoll të paktën deri në fund të këtij edicioni.
Kështu ka vendosur trajneri Diego Simeone, i cili llogarit në shërbimet e De Paulit për pjesën e mbetur të edicionit. Kjo edhe ka bërë që Atletico të refuzojë të gjitha ofertat për 29-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.
De Paul ka 19 ndeshje të luajtura dhe dy asistime këtë edicion, ndërsa është pjesë e Atleticos prej vitit 2021, kur iu bashkua nga skuadra e Udineses.