
Në emisionin “Dita e re” në Kanal10 në këndin e debatit sot është diskutuar për raportin vjehrr dhe nuse, raporton Gazeta10.
E kjo ka ngjallur shume debate si me panelistët në studio ashtu edhe me telefonuesit, një debat i ashpër ka ndodhur në mes telefonuesës e cila është shprehur se vajzat e reja ti largojnë andrrat dhe të jenë mirënjohëse që dikush i ka futurë në shtëpi, e më këtë nuk janë pajtuar panelistët në studio.
“Unë mendoj se sot shqipëtarët kanë harru se dikush ato pare po i bënë që po të shtin ty në shtëpi, atë shtëpi dikush e ka bo edhe për me të pranu dikush në shtëpi shqiptarët pagujnë shumë , për shembull pagujn 50 mijë euro e ajo nuse harron, edhe ti kur shkon prej familjës tënde e në shtëpi tjetër patjetër që duhet me harru prej vetës e me lanë diqka e me kontribu diqka edhe une mendoj se vajzat e reja veq pak ma shumë duhet me i ulë andarrat e me kanë mirënjohëse që dikush i ka futë n’shpi”, ka thënë telefonuesja./Gazeta10/
Për të parë reagimet e panelistëve ndiqeni videon më poshtë: