
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” mes komentatores politike, Fatime Hajdarit dhe gazetarit, Shkumbin Kajtazit.
Hajdari ka thënë se sovraniteti në veri është meritë e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.
“Aty s’ka qenë gjendja mirë, prandaj është dashur guxim me rreziku edhe me shku atje”, ka thënë Hajdari.
Megjithatë, ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Kajtazi.
“Ku po e din që ka qenë e rrezikshme kur s’ke qenë?”, ka thënë Kajtazi.
“Kam qenë në 2017 dhe beso që qasi reagimi të keq kanë pas”, ka thënë Hajdari.
“Sidoqoftë, unë po them numëroj tre projekte që i ka kry VV-ja”, ka vazhduar Kajtazi.
“Transformimi i shëndetësisë është një ndër to. Është blerja e pajisjeve, e shërbimeve”, ka thënë Hajdari.
Krejt në fund, Matoshi ka thënë se VV nuk ka përfunduar asnjë projekt, duke thënë me ironi “i ka ly veç muret”./Gazeta10/