10 LIVE

Debati për çmimet, Abdixhiku: Problemi është tek TVSH-ja juaj

Gazeta10
20 Tetor 2022 - 13:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk është problemi tek fitimi i tregtarëve por tek TVSH-ja e shtetit duke e marrë për shembull çmimet e naftës, raporton Gazeta10.

Abdixhiku ka folur edhe me statistika për këtë problem.

“Nuk është probemi tek 2% fitimi i tregtarëve është tek 18% TVSH-ja juaj, në 1.80 cent ju i merrni mbi 60 cent tatim, ky është problemi”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se kriza është se kjo TVSH i është vendosur qytetarëve të këtij vendi.

“Dhe prej kujt po i merrni, po i merrni prej njerëzve tanë, qytetarëve të këtij vendi, kjo është kriza”, ka thënë Abdixhiku tutje.

Kreu i LDK-së tutje ka thënë se ky pushtet nuk e njeh as Kushtetutën dhe as parimet bazike të ekonomisë.

“Po nuk e dini as Kushtetutën as ligjet, as principet bazike ekonomike, kjo është tragjedia e vendit tonë”, ka shtuar më tej ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.