Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është aspak serioze sa i takon rritjes së çmimeve, raporton Gazeta10.
Deliu-Kodra ka thënë se sot qytetarët po jetojnë më keq se para një viti.
“Sot jetojnë shumë më keq se vitin e kaluar. Nëse i shohim statistikat e varfërisë, mbi 23% të qytetarëve të Kosovës sot jetojnë në varfëri”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se qytetarët po e lëshojnë vendin dhe se numri i këtyre është në rritje.
“Çdo ditë numri i atyre që e lëshojnë vendin është në rritje”, ka thënë ajo më tej.
Deliu-Kodra ka thënë se qeveria nuk po i ndihmon qytetarët në përballjet me çmimet.
“Kemi një qeveri që nuk është aspak serioze në qasjen e saj për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës në përballje me çmimet”, ka thënë ajo. / Gazeta10