![](https://gazeta10.com/wp-content/themes/kanal10-design/logo/kerkom.png)
Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Kraniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po dëshiron ta shkelë konkurencën e lirë, raporton Gazeta10.
Krasniqi e ka pyetur ministrin Murati se a është më e rëndësishme Kushtetuta e Kosovës apo raportet e UNICEF-it duke iu referuar debatit paraprak.
“A mundeni me na tregu zotri ministër prej kur raportet e UNICEF-it janë më të rëndësishme se Kushtetuta e Kosovës”, ka pyetur Krasniqi.
Tutje ai ka thënë se qeveria nuk po lejon konkurencë të lirë.
“Ju po doni me shkelë konkurencën e lirë, ju spo doni me lon konkurencë po po doni me ju kallxu bizneseve të vogla çka guxojnë me shitë, sa guxojnë me shit, sa guxojnë me majt, çka s’guxojnë me majt”, ka thënë Krasniqi. / Gazeta10