Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Debati për çmimet, Murati sulmon tregtarët në vend: Po abuzojnë me pozitën që e kanë

Gazeta10
20 October 2022 - 12:53

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar tregtarët në vend se po abuzojnë me pozitën që e kanë, raporton Gazeta10.

Murati ka thënë se tregtarët kanë spekuluar brenda vendit.

Ai ka thënë se tregtarët e kanë shfrytëzuar situatën e inflacionit për ta rritur marzhën e tyre të fitimit.

“Problemi i dytë është spekulimi nga tregtarët brenda vendit, këto produktet që importohen mund të shihet shumë qartë se është abuzu me situatën nga shumë prej këtyre tregtarëve, ka raste në të kaluarën, ka raste edhe tani që abuzohet me pozitën që e kanë dhe shfrytëzojnë ambientin inflacionar për të rritur marzhat e tyre të fitimit”, ka thënë Murati. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.