
Data 1 janar 2024 i përket emisionit “Kampionët Festive”.
Në këtë emision special të ftuar janë disa nga fytyrat më të njohura dhe më të suksesshme të vitit 2023.
Paneli është i përbërë nga: Bekim Isufi, Debatik Curri, Blerand Stavileci, Gramoz Vokrri, Enkelida Gegollaj, Dilara Gashi, Gen Zeqiraj dhe Aldona Kurtolli.
Gjatë diskutimit e sipër, Debatik Curri zgjodhi formacionin ideal sipas tij për kombëtaren e Kosovës.
Në formacionin e tij përfshiheshin këta lojtarë:

Curri vendosi për një modul të formacionit prej 4-2-3-1.
Portier sipas tij duhet të jetë Arijanet Muric. Para tij në mbrojtje, Curri vendosi Vojvodën, Dellovën, Rrahmanin dhe Paqaradën.
Mesfusha sipas Currit përbëhej nga Dresevic dhe Qëndrim Zyba. Pak para tyre pozicionohen Rashica, Muslija dhe Zhegrova.
Sulmit i prin i vetëm Vedat Muriqi.