Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deklarohet Borrell: Kurti insistoi për njohjen de-facto

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 15:57

Pas përfundimit të takimit Kurti- Vuçiq është deklaruar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insistoi që të formalizohet njohja de-facto nga Serbia.

Ai tutja tha që presidenti serb Aleksandar Vuçiq pranoi kompromisin e paraqitur nga BE-ja. Por në fund s’pati dakordim.

Borrell tutje shtoj se palëve u ka ofruar një propozim që njëra prej tyre të fillojë të zbatojë një pikë të marrëveshjes ndërsa tjetra ta pasojë. “Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.