Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Delegacioni i APKE-së mirëpret zgjedhjet gjithëpërfshirëse dhe paqësore në Kosovë

Gazeta10
10 February 2025 - 15:07

Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Petra Bayr, ka thënë se këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën kanë marrë pjesë shumica dhe pakica.

Në një konferencë për shtyp pas procesit zgjedhor, Bayr u shpreh se votuesit e Kosovës e kanë demonstruar demokracinë e tyre për të votuar pa presion.

“Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën kanë marrë pjesë shumica dhe pakica. Zgjedhjet janë bërë në përputhje me Ligjin e vitit 2023, i cili ofron një kornizë ligjore dhe ne kemi parasysh Ligjin që ofron transparencë”, tha ajo.

Bayr theksoi se para një muaji delegacioni ynë vërejti që fushata ishte kryesisht e qetë, por me retorika të ashpra.

“Ngritja e vetëdijes në mundësitë për të ndihmuar njerëzit me nevoja të veçanta dhe kjo duhet të zbatohet në të gjitha qendrat e votimit dhe para një muaji delegacioni ynë vërejti që fushata ishte kryesisht e qetë, por me retorika të ashpra, përjashto disa incidenteve të izoluara si dëmtimi i materialeve apo banerëve të partive”, tha Bayr. /EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.