
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, fleksibël karshi marrëveshjeve të dakorduar Kosovë-Serbi.
Sipas Deliu-Kodrës shefi i ekzekutivit të njëjtat marrëveshje sa ishte në opozitë, i kishte shndërruar në kauzë për pushtet duke mos kursyer mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore të mëparshme, shkruan Gazeta10.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore.
Por, vazhdon të mbetet i ngurt ndaj çdo propozimi argumentues nga opozita për tejkalimin e krizave të brendshme ekonomike e sociale.
Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij!