Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deliu-Kodra për Osmanin: Sot është dita që të dalësh dhe të mbrosh viktimat e qytetit tënd

Gazeta10
17 January 2023 - 15:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po hesht në temat ku zhytet kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Kodra ka thënë se sot është dita që Osmani të dal dhe t’i mbrojë viktimat e Mitrovicës, qytetit të saj të lindjes.

Më tej, ajo ka thënë se Osmani duhet të tregojë nëse pajtohet me deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin.

Më tej, Osmani ka thënë se është e ditur se Ivanoviq ëshët i dënuar për natën e tmerrit 3-4 shkurt të vitit 2000.

Osmani ka thënë se heshtja e saj do të thotë pajtim me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti.

Këtu keni postimin e plotë:

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qasjen e zakonshme në aktivitetin e saj politik, duke heshtur për temat në të cilat zhytet Albin Kurti.

Presidente, sot është dita që të dalësh dhe të mbrosh viktimat e qytetit tënd.

Presidente, sot është dita që të tregosh se a pajtohesh me Albin Kurtin i cili “dëshiron ta mbajë gjallë kujtimin për Oliver Ivanoviqin”, që dikur edhe vetë e quante kriminel lufte?

Presidente, qoftë edhe si bashkëvendase, si mitrovicase, na trego se “nuk do ta harrosh kurrë natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000”.

Presidente, është e ditur publikisht se për natën e tmerrit është i dënuar Oliver Ivanoviq. Prandaj, dil dhe fol!

Dil dhe fol!

Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.