Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deliu kritikon Qeverinë: Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë suaj

Gazeta10
04 September 2023 - 14:12

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas bojkotimit të seancës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte thirrur nga opozita për çështjen e teksteve shkollore.

Ajo përmes një postimi në Facebook e ka akuzuar pushtetin duke thënë se po i ikë përgjegjësive duke bojkotuar seancën plenare pasi fëmijët i kanë lënë pa libra.

“Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë”, ka shkruar Deliu-Kodra.“Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”, shkroi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.