Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deliu: Siguroni pagat për minatorët, kjo situatë nuk guxon të shtyhet më shumë

Gazeta10
31 July 2024 - 18:41

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka thënë se derisa çmimet janë rritur, minatorët nuk i kanë marrë rrogat për dy muaj, kurse Kryeministri, Presidentja, Ministrat e Kryeshefat sot i kanë marrë pagat e tyre.

Ajo në nje postim në “Facebook” ka kërkuar shperndarjen e pagave për minatorët duke thënë se familjet e tyre meritojnë më shumë. “Minatorët e Trepçës, në kulmin e rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve familjare, qe 2 muaj pa paga. Ndërkohë sot, të gjithë bartësit e institucioneve, nga Presidentja, Kryeministri, Ministrat e Kryeshefat – kanë marrë pagat e tyre. Kjo situatë nuk guxon të shtyhet më shumë. Siguroni pagat për këta minatorë. Ata dhe familjet e tyre meritojnë më shumë dhe më mirë!”, shkruan Deliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.