Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmet nga vërshimet, Peci: Vlera monetare e përkrahjes është 3 milionë euro

Gazeta10
24 November 2022 - 14:04

Ministri i Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se vlera monetare e përkrahje për dëmet nga vërshimet është 3 milionë euro, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se lidhur me këtë problem ende gjenden ne fazën e mbledhjes së të dhënave nga terreni.

Më tej, ai ka thënë se kjo ministri ka paraparë se kjo shumë duhet për kompenzimin e dëmeve të shkaktuar dhe se kjo do të procedohet më tej në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Në fazën në të cilën jemi aktualisht komiteti qendror i këtij mekanizmi është duke bërë vlerësimet dhe është duke marrë të dhënat nga tereni dhe nga komunat, ndërsa nëse flasim specifikisht për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ne kemi të paraparë një kompensim për dëmet në sektorin e bujqësisë në të i cilin vlera monetare përkrahjes është 3 milionë euro, dhe ne si ministri nesër do ta procedojmë për në qeveri për mbledhjen e radhës”, ka thënë Peci. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.