
Analisti Arton Demhasaj ka hedhur kritika në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se nuk është e interesuar që të bashkëqeverisë.
Demhasaj në “Politiko” ka thënë se VV-ja e ka blloku çështjen në Kuvend se nuk e ka shumicë parlamentare për me e bë qeverinë.
“Ka një tendencë të zhegitjes së procesit. Po të kishte VV-ja interes me i kriju institucionet kjo sjellja me partitë politik nuk kish ndodh, i kish ftu të gjitha në konsultime dhe me atë që kish qenë me e afërt kish punu me arrit marrëveshjen. E ka blloku çështjen në Kuvend se nuk ka shumicë parlamentare për me e ba qeverinë”, ka thënë Demhasaj. /Gazeta10