Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëmtohet një lokal në veri të Mitrovicës nga një shok bombë

Gazeta10
24 December 2022 - 9:39

Një femër ka raportuar se lokalit të saj i është thyer xhami, në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:50, në veri të Mitrovicës dhe rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.