Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dendias viziton Kosovën të dielën, takohet me Osmanin e Kurtin

Gazeta10
11 March 2023 - 15:41

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të qëndrojë në Kosovë të dielën, ka njoftuar Ministria e Jashtme greke në web faqen e saj të shtunën.

Sipas njoftimit, Dendias do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën do të zhvillojnë edhe një takim.

Përveç Osmanit, Dendias do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

“Ministri do të pritet fillimisht dhe do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten kosovare, Vjosa Osmani Sadriu. Më pas ai do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit”, thuhet në njoftim, raporton Koha.net.

Siç është bërë e ditur nga MPJ-ja greke, diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.