Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dënimi i Shaban Gogajt, AVONET: Gjykata e Apelit ta kthejë rastin në rigjykim

Gazeta10
15 October 2022 - 18:31

Rrjeti i ojq-ve, AVONET, ka reaguar për dënimin e Shaban Gogajt nga Gjykata e Pejës, duke kërkuar që Gjykata e Apelit ta kthejë rastin në rigjykim, raporton Gazeta10.

Në deklaratën e tyre thuhet se AVONET ka ndjekur me shqetësim zhvillimin e kësaj çështjeje penale.

Tutje, thuhet se zvarritja e këtij rasti krijon pasiguri tek qytetarët.

AVONET vendimin e Gjykatës së Pejës e ka konsideruar si të padrejtë, të njëanshëm dhe skandaloz.

Më tej, AVONET ka thënë se raste të tilla duhet të merren me seriozitet dhe të mos kalojnë në shembuj për humbjen e besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Deklaratë për media

AVONET: Vendimi i Gjykatës Themelore të Pejës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt skandaloz, i njëanshëm dhe i padrejtë

Prishtinë, 15 tetor 2022; AVONET ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si është zhvilluar çështja penale në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj.

Ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo.

Duke pasur parasysh pamjet e publikuara të ditës kritike të vrasjes, shihet se si dorasi me gjakftohtësi merr në shënjestër dhe vret tashmë të ndjerin Tetaj, andaj, AVONET këtë proces e konsideron skandaloz, joprofesional dhe të padrejtë.

Për më tepër, zvarritja e këtij rasti, duke mos u zhvilluar asnjë seancë për një vit krijon pasiguri juridike për qytetarët e këtij vendi.

Andaj, AVONET kërkon nga Gjykata e Apelit që ky rast të kthehet në rigjykim, për arsye se ky vendim nga Gjykata Themelore në Pejë është i padrejtë, jo profesional dhe i njëanshëm, poashtu kërkojmë që lënda të delegohet në ndonjë gjykatë tjetër, sepse sipas AVONET rigjykimi në gjykatën e njejtë dyshojmë se nuk do të sjell vendosje meritore.

AVONET konsideron se rastet e tilla duhet të merren dhe trajtohen më me seriozitet sepse assesi këto raste nuk mund të shndërrohen në shembuj që te qytetarët të krijohet mungesa e besimit në organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e tyre për media. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.