Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për tentimvrasje në Pejë

Gazeta10
25 November 2025 - 11:24

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj A.H. i akuzuar për “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ai është dënuar me burgim efektiv prej 6 vitesh.

“Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarët Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj, ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër të pandehurit A.H., me vendbanim në Pejë. Gjykata ka vendosur që të pandehurit A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 (gjashtë) viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.