
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në faqen zyrtare të tyre kanë publikuar kontratën e lidhur në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe firmës së lobistit amerikan, Roy Bailey “Strategic Advisors, LLC” ku tregon se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka nisur të paguaj për lobim në SHBA, raporton Gazeta10.
Kjo kontratë në mes të Qeverisë së Kosovës me përfaqësues shefin e stafit të Kurtit, Luan Dalipin dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 20 shtator të vitit 2022, ndërsa nuk dihet se cila është shuma që Kosova do t’ia paguajë lobistit amerikan për shërbimet që do t’i kryejë.
Roy Bailey është një lobist amerikan i cili njihet për lidhjen e tij të ngushtë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë fushatës zgjedhore në Amerikë kishte bërë thirrje hapur amerikanët të votonin për Joe Biden si president i ShBA-ve./Gazeta10.


