Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputet i VV-së-Ramës: Kanuni e dënon rëndë edhe premjen n’besë

Gazeta10
06 July 2023 - 15:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i është kundërpërgjigjur kryeministri shqiptar, Edi Ramës pasi  ky i fundit tha që shpreson se Kurti se ka harruar Kanunin dhe do ta pranoj në takim atë.

Gola shkurtimisht ka thënë se Kanuni e dënon rënd edhe premjen në besë, shkruan Gazeta10.

“Është e vërtetë që Kanuni kërkon t’i hapet dera edhe hasmit nëse t’vjen n’shpi. Veç Kanuni e dënon rënd premjen n’besë. Me siguri Rama ka ndonjë interpretim të veçantë realpolitik të Kanunit, që ia mundëson zbatimin selektiv të tij. Tybe s’ka faj, është mësu me Kosovën duke i zbatu marrëveshjet veç për palën tjetër, asnjëherë për vetën.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.