Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti francez përdorë gjuhë të urrejtjes për shqiptarët: Kosova u mor nga terroristët e UÇK-së

Gazeta10
31 October 2022 - 18:30

Nicolas Bay – Deputeti francez sërish ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, dhe ka vazhduar propagandën se kinse krishterët serbë janë persekutuar.

Bay këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar nga Kosova, transmeton Gazeta10.

“Duke u përballur me heshtjen për situatën e Kosovës dhe okupimin e territorit të saj nga terroristët e UÇK-së, doja të shkoja atje për të paralajmëruar për fatin e të krishterëve serbë”, ka shkruar Bay në një postim në rrjetin social Twitter.

Ai tutje thotë se “vendosmëria e jashtëzakonshme e popullit serb mund të mos jetë e mjaftueshme: le t’i ndihmojmë”.

Kujtojmë se ditëve të fundit Bay, përmes postimeve në Twitter, ka shpërndarë urrejtje ndaj shqiptarëve myslimanë, duke thënë se  ata e kanë okupuar Prizrenin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.