
Fatmir Humolli, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës katër vite nën udhëheqjen e kryeministrit aktual, Albin Kurti i ka cilësuar jo të mira, raporton Gazeta10.
Humolli në emisionin Raport madje i cilësoi edhe me notë.
“Në raport me ofertën që ua ka bë qytetarëve ky e ka notën 1, nuk mundet me pas notë kaluese. E në raport me veriun e ka notë kaluese sepse duke hy në rrugët e gabura sikurse partitë tjera e ka menaxhuar shumë më mirë se sa partitë tjera. Në rrugën e njejtë ka qenë më i sukseshëm se sa partitë tjera, edhe pse partitë në vend se të marin mësim nga gabimet e veta kanë bërë presion që të sillet njejtë sikur ata”, deklaroi ai./Gazeta10