
Në emisionin PolitikOFF të Kanal 10, sonte luajnë mes vete Lëvizja Vetvendosje dhe Qeveria, raporton Gazeta10.
Me këtë rast, deputeti i kësaj lëvizje, Driton Hyseni pak para se të nis kjo ndeshje u shpreh optimist se do të vazhdohet tutje me fitore.
“Qeveria i merr votat në kuvend e besoj edhe votat do t’i merr nga kuvendi do të synoj që edhe sonte të vazhdojmë me gola, me një lojë të mirë e edhe moti duket se është për një lojë spektaulare. Besoj që do tia dalim mirë. E shfrytëzoj rastin të iu falendëroj për këtë nismë e besoj që do ndikoj edhe tek njerëzit që ta reduktojnë pak peshën e të bëjmë sport edhe më lehtë mandej”, deklaroi Hyseni.