Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Deputeti i PDK-së: Besoj se s`do të kemi kurrë kryeministër më anti amerikan se Kurti

Gazeta10
10 February 2023 - 15:41

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që opozita ta mbështes atë, raporton Gazeta10.

Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka shkruar se secili kryeministër i Kosovës që con ujë në mullitin e Rusisë do të jetë vetëm.

Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të ketë kryeministër me ant-amerikan.

“Jo vetëm Kurti, por cilido kryeministër që çon ujë në mulli të Rusisë (siç po bën Kurti) gjithmonë ka me qenë vet. Çdo kryeministër që del kundër SHBA-së (sponsorit kryesor të shtetit tonë ) gjithmonë ka me qenë i vetëm. Shyqyr që s`kemi pas e besoj nuk do të kemi as në të ardhmen kryeministër më anti amerikan se Kurti. Pa amerikanët që thotë një fjalë „as qeni nuk na han“ e me Kurtin po shihet që çdo ditë jemi më larg orbitës euro-atlantike dhe më afër asaj lindore”, ka shkruar Kastrati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.