Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputeti i PDK-së: Kurti do ta pranojë Asociacionin, ai e ka kallë Kosovën për të

Gazeta10
18 January 2023 - 22:05

Deputeti i PDK-së, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti do të pranojë ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta10.

Deputeti Berisha në Politiko tha se për këtë marrëveshje, në kohën sa Kurti ishte në opozitë përmes protestave “që e ka kallë Kosovën”, e ka kundërshtuar atë, madje ai tha se për refuzimin e saj, kanë vdekur edhe njerëz.

‘Asociacioni është një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe ka gjetur shkelje, duke e shndërruar në një OJQ që duhet zbatuar. Sepse e ke ligjin mbi një marrëveshje ndërkombëtare që të obligon që t’i zbatosh marrëveshje. Albin Kurti ka me zbatu  Asociacionin, ai ka me ambalazhu ndryshe, ai e ka kallë Kosovën, kanë vdekë njerëz mos me pranu Asociacioni. Ai do ta modifikoj”, tha deputeti Berisha në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.