
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, U.d presidentja Albulena Haxhiu, ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kanë votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Postimi i saj i plotë:
“Me përmbylljen e numërimit të votave, dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që më 7 qershor e thanë fjalën e tyre me votë.
Faleminderit secilit që na besoi. Secilit që doli në vendvotim. Secilit që udhëtoi nga mërgata. Secilit aktivist që trokiti në dyer, foli me njerëz dhe i dha këtij rrugëtimi energjinë më të mirë.
Besimi juaj për ne është forcë dhe përgjegjësi. Ai na obligon të punojmë më shumë, më drejt dhe më afër secilit qytetar.”