Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputeti i VV që doli kundër Qeverisë: Mësimdhënësve duhet t’i ekzekutohen pagat, ata jetojnë nga to

Gazeta10
04 October 2022 - 17:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, në emisonin Info10 ka treguar se arsyeja pse doli kundër Qeverisë për vendimin për pagat e mësimdhënësve, është se nxënësit janë ata që humbin më së shumti, raporton Gazeta10.

“Këtu nuk po flasim se humbasim në vlerë monetare mësimdhënësit ose sa i kushton qeverisë sepse ato para janë të destinuara për mësimdhënësit, por duhet të kemi parasysh sa humbasin nxënësit tanë sepse në fund të vitit kanë një muaj orë më pak sesa nxënësit e vendeve tjera.”, tha Bajrami.

Tutje, ai tha se SBASHK-u duhet gjithashtu të lëviz nga pozicioni i tyre për zëvendësimin e orëve.

“Qëndrimi im ishte se për orët të cilat janë humbur, SBASHK-u duhet të lëvizë nga pozicioni i tyre se nuk i zëvendësojnë orët dhe se këtë gjë duhet ta bëjë në koordinim me Ministrinë e Arsimit.”, tha Bajrami./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.