
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se KFOR-i duhet ta përmbush misionin e tij ose Policia e Kosoës do t’i heq barrikadat në veri, raporton Gazeta10.
Abrashi ka thënë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë por sot u bënë 14 ditë.
Më tej, ai ka thënë se është e papranueshme që të negociohet me banda kriminale për heqjen e barrikadave.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka gadishmëri dhe kapacitetet për heqjen e tyre.
Këtu keni postimin e plotë:
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura.
Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara disa rrugë meqë serbët atje kanë vendosur barrikada.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10