
Debat i ashpër në mes komentatorit politik, Halil Matoshi dhe deputetit të partisë në pushtet, Dimal Bashës është zhvilluar në edicionin e sotëm të “POLITIKO-s”.
Ajo se çfarë përplasi Matoshin dhe Bashën ishte themelimi i Asociacionit, ku deputeti i VV-së tha se është kundër sepse asnjë pakicë në botë nuk gëzon më shumë të drejta se sa serbët në Kosovë.
“Gjema një të drejtë që Asociacioni ua jep më shumë se sot që kanë serbët me planin e Ahtisaarit. Jemi kundër Asociacionit. Nuk ka të drejtë, duke përfshirë të gjitha të drejtat e serbëve, decentralizimi ua ka dhënë 10 komuna pra 4% të popullatës ia kë dhënë 10 ulëse në Kuvend, për më tepër për ligjet vitale s’mund të votohen pa shumicën e komunitetit pakicë. Në 2/3 e kanës fuqinë për ndryshime kushtetuese, i kanë të drejtat e nivelit lokal të gjitha. Nuk ka pakicë në botë që gëzon më shumë të drejta se serbët në Kosovë.
Tutje, Basha i është drejtuar Matoshit se “a po don me bo tjetër Republikë brenda Kosovës a? Se Asociacioni e bënë këtë.”./Gazeta10