Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i VV-së paralajmëron përjashtimin e deputetëve që votuan kundër Kodit Civil

Gazeta10
26 Shtator 2022 - 21:43

Deputeti i Vetëevendosjes, Visar Korenica ka thënë se pas zgjedhjeve të strukturave të kësaj partie, do të mbahen edhe zgjedhjet për Kryesinë e kësaj partie.

Korenica në Politiko tha se në zgjedhjet e Kryesisë ka mundësi të përjashtohen nga listat e ardhshme të VV-së, deputetët që votuan kundër Kodit Civil, shkruan Gazeta10.

“Do të ketë edhe zgjedhje të kryesisë së VV-së. Mundet të merret vendim që në Kryesi të Vetëvendosjes, deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil të mos jenë më pjesë e listës. Ndoshta nuk bëhet në këtë mënyrë, por vendos Kryesia. Versioni i Kodit Civil që ka shkuar në Qeveri, nuk është i njëjtë sikur ai që ështrë në Kuvend.d”, tha Korenica në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.