Deputeti i AAK-së ,Pal Lekaj teksa ka komentuar videot e publikujara nga partia në pushtet, Vetëvendosje, ka kritikuar këtë të fundit duke thënë se kjo Qeveri për dy vite qeverisje nuk ka bërë ende asnjë veprim konkret sa i përket infrastrukturës.
Madje, ish-ministri i Infrasatrukturës të vetmen arritje ia atribon kësaj Qeverie një urë të ndërtuar 15 metra të gjatë.
“Atëherë kur nuk ke çka me prezantuar tënden, merresh me tjerët. Kjo qeveria s’ka bërë asnjë veprim pozitiv që ka shkuar te qytetarët. Për me krijuar këso gjërash, merret ende me të kaluarën. Veprimet e tyre janë sikur të ishin në opozitë. Sikur qeveria në këto tri video të kishte propaganduar punën e vet, ishim dakord. Le të ma përmend dikush një projekt që dy vjet, përveç se i kanë mbledh 700 milionë dhe s’po dinë të i menaxhojnë. Kjo Qeveri mund të krenohet vetëm me një urë 15 metra dhe një rrugë 7 km rrugë lokale në veri.”, ka thënë Lekaj./Gazeta10