Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Deputeti nga radha e LDK-së, Xhavit Ukaj: Mbështetja dhe besimi i banorëve janë motivi ynë për të vazhduar punën

Gazeta10
16 January 2025 - 12:31

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një takim në Atmaxhë të Prizrenit me banorët e asaj lagje.

Në këtë takim të mbajtur ka treguar mbështetjen e fortë të ciëlën qytetarët kanë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tutje paoshtu ai ka shkruar se në këtë takim është diskutuat për zhvillimin ekonomik, arsimimin cilësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në fshatrat e Prizrenit.

Postimi i plotë:

Sot, në Atmaxhë, mbajtëm një takim të rëndësishëm me banorët e këtij fshati, ku bashkë me kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren, diskutuam për çështjet që i preokupojnë dhe për vizionin tonë për të ardhmen.
Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe dhe diskutime domethënëse mbi zhvillimin ekonomik, arsimimin cilësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në fshatrat e Prizrenit. Mbështetja dhe besimi i banorëve për LDK-në janë motivi ynë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e çdo qytetari. 🇽🇰

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.