
Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Genc Nimanbegu ka thënë se po vërtetohet tani që kryeministri Abazoviq nuk e ka pasur besimin politik për shkak të kësaj ndasie që ka ndodhur në shumicën parlamentare.
Sipas tij, mënyra si ka negociuar në disa marrëveshje, ka treguar pazotësi.
“Shqiptarët nuk kanë problem që të bëhet marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe. Por ne kemi çështje të tjera me rëndësi këtu sepse ata ende i mbajnë të pushtuara pronat tona. Ne kemi rezerva në mënyrën dhe shpejtësinë e arritjes së asaj marrëveshje. Kjo temë e ndjeshme është dashur të diskutohet brenda shumicës qeverisëse që ka 46 deputetë” ka thënë ai.
Sipas tij, të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi cdo herë kanë qenë në hije të marrëdhënive malazeze dhe serbe.
Fjalimi në shqip i deputetit Nimanbegu