Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputeti ukrainas për Kanal 10: Shteti im do ta njeh Kosovën pas luftës

Gazeta10
27 October 2022 - 20:02

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në një intervistë për emisionin Prime Time që do të transmetohet sot nga ora 22:45, ka folur për raportet midis Kosovës dhe Ukrainës si dhe luftën aktuale në Ukrainë me Rusinë, raporton Gazeta10.

Ai është shprehur se pasi lufta të përfundoj me Rusinë, Ukraina duhet ta njohë Kosovën menjëherë dhe se Serbia duhet të vendos a të shkojë me “Putinin e lig” apo botën e lirë.

“Ukraina do ta njohë Kosovën menjëherë pas përfundimit të luftës. E ndjej mbështetjen në rrugët e Prishtinës siç thonë njerëzit ‘Slava Ukraini’. Por, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të shkojë me Putinin e lig apo me botën e lirë”, tha deputeti për Kanal10./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.