
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj gjatë seancës plenare i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të gjej zgjedhje për grevën dhe jo të frikësoj popullin se do të ketë luftë në rajon, raporton Gazeta10.
“Tash je kryeministër dhe detyra jote është me u marr me punë konkrete, me qenë kryeministër nuk më kish nxan gjumi tu mendu që cka jonë t’u i bo shkollave shqipe. Në atë kohën e luftës i ka mshel pushteti shkollat po këta arsimtar, këta mësues kanë mbajtur mësimin në mënyrë që nxënësit mos të mbesin pa shkollim. Kyreministër gjej zgjedhje në vend se të frikësosh popullin me ato deklaratat e tua se do të ketë luftë në Ballkan që vëmendja me u shpërqendru prej grevës dhe padrejtësisë që po iu bënë nxënësve dhe zyrtarët publik.”, tha Kadrijaj.
Ajo shtoi se gjatë kohës kur Albin Kurti ka qenë në opozitë, ka përkrahur grevistët dhe këshillin e tyre dhe e ka akuzuar pozitën.
“Po e shoh se ke fobi dhe askush nuk mendon si ti dhe nuk vepron si ti po don me i shpall tradhëtarët e popullit ose kundërshtar politik…ti kur ke qenë në opozitë ke pas bashkëpunim të mirë me grevistë dhe këshillin e grevistëve bile i ke akuzuar pushtetarët sepse kanë rrogat e majme po zbrit edhe ti në tokë dhe merru.”/Gazeta10.