Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputetja e AAK-së: Nuk jemi të interesuar për zgjedhje

Gazeta10
26 October 2022 - 23:22

Time Kadrijaj – Deputete e AAK-së, ka thënë se partia e saj nuk është e interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti, pasi që edhe nuk kanë vota për ta bërë këtë, por edhe po dëshirojnë që ta lënë Kurtin të qeverisë me vendin.

Kadrijaj në Prime Time, më tej ka deklaruar se, nëse Kurti nuk është i aftë të qeverisë me Kosovën, rrugëzgjidhje e vetme janë zgjedhjet, raporton Gazeta10.

“Ne nuk jemi të interesuar, por z.Kurti na ka akuzuar opozitën se po dojnë e rrëzu, sikurse është rrëzu. Ne nuk kemi vota për ta rrëzuar, ai mundet me rrëzu vetën, por jo opozita. Nëse Kurti nuk është i aftë me qeverisë me vendin, nuk është i aftë me u përballë me problemet që po ballafaqohet Kosova, atëherë rrugëzgjidhje janë zgjedhjet”, ka deklaruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.