Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e AAK-së: Opozita do ta bëjë Qeverinë e re

Gazeta10
26 February 2025 - 9:48

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, deklaroi për “Front Online” se blloku opozitar ka marrë më shumë vota se “Vetëvendosje” dhe e ka mundësi ta formojë qeverinë.

Sipas Kadrijajt, cila parti që e formon Qeverinë do të kenë nevojë për votat e minoriteteve.

“Minoritetet janë kategori Kushtetuese, kushdo që e formon Qeverinë ata do të bëhen pjesë e asaj. Blloku opozitar ka më shumë vota se sa VV. Blloku opozitar mund ta bëjë qeverinë duke përfshirë minoritetet por duke mos llogaritur votat e minoritetin serb se ata kur kanë ndonjë sinjal nga Serbia largohen e nuk votojnë”, shprehet ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.