Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e LDK-së kërkon strategji shtetërore për rezervat e naftës dhe masa për stabilizimin e çmimeve

Gazeta10
22 March 2026 - 15:30

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka kërkuar masa konkrete për menaxhimin e krizës së mundshme të naftës në Kosovë, duke theksuar nevojën për një plan të qartë mbi rezervat shtetërore dhe private.

Ajo propozoi subvencionim të naftës për sektorë kyç si transporti publik, bujqësia dhe energjia, me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve.

Sipas saj, heqja e akcizës dhe TVSH-së duhet të mbetet si masë e fundit.

Ymeri shtoi se pret më shumë angazhim institucional dhe paralajmëroi diskutime me përfaqësues të sektorit të naftës për të gjetur zgjidhje afatgjata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.