Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e LDK-së thotë se Albin Kurti duhet të gjejë zgjedhje e jo të konfrontohet me grevistët

Gazeta10
25 Gusht 2022 - 15:30

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka thënë në një postim në Facebook se Albin Kurti duhet të gjejë një zgjidhje e jo të konfrontohet me grevistët, raporton Gazeta10.

Ajo shton se Lëvizja Vetëvendosje dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm.

Sipas saj partia në pushtet ka ardhur duke premtuar zgjidhje të çdo problemi, ndërsa në vend të zgjidhjeve Qeveria ka vendosur konfrontimin si rrugë e vetme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.