Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputetja e VV-së: Koordinimi me SHBA-në, i nevojshëm

Gazeta10
29 May 2023 - 17:37

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arjeta Fejza në emisionin Speciale përmes një lidhje direkte me ekipin e Kana10 ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Zveçan, raporton Gazeta10.

Sipas saj bandat e organizuara po mundohen ta parandalojnë një proces i cili është në pajtueshmëri më ligjin e Kosovës.

“Pas situatës së fundit kur protestuesit serb e fshijnë me sprejë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të është vendosur shenja Z”, dhe bandat e organizuara po mundohen ta minimalizojnë një proces i cili është paraparë me ligjet në fuqi me Republiken e Kosovës dhe legjitimiteti dhe Kushtetueshmëria e Kosovës nuk duhet të vihet në pyetje”, tha ajo.

Ajo shton se kordinimi me aleatët është i domosdoshëm por që zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk po bëjmë strategji politike në vetëm po e zbatojmë ligjin, dhe kordinimi me aleatët tonë është i nevojshëm dhe ne jemi në kordinim të plotë me miqët tanë nga Amerika mirëpo zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit të Kosovës”, u shpreh deputetja e VV-së./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=e3r-YmxYXUc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.